Fshati I Ri në njësinë administrative Postribë është një nga zonat që ka njohur më pak inevstime gjatë 30 viteve të fundit në bashkinë Shkodër. Mungesa e infrastrukturës rrugore, ndriçimit public, furnizimit me ujë të pijshëm I kanë detyruar qindra familje të jetojnë në kushte tejet të vështira.
Banorët kërkojnë që bashkia Shkodër të marrë parasysh kërkesat e tyre.
Prej të paktën 25 vitesh, kjo zonë nuk ka njohur investime. Banorët tregojnë se fëmijët e tyre kanë emigruar, pasi zona në të cilën jetojnë nuk I ofron as kushtin minimal për të planifikuar të ardhmen në fshat të ri.