Fshati Kaldrun I njësise administrative qender ne Bashkine M.Madhe ,është I pari fshate qe kufizohet me qytetin e Koplikut, por edhe pse është I pari, duket se ka mbetur I fundit per nga kujdesi ne investime ne rrugen kryesore te tij.
Pikërisht pamjet qe ka regjistruar kamera e Star Plus Tv bëjnë te qarte gjendjen reale te kësaj rruge, e cila vetëm emrin se ka te tille, gropa qe tashme ne stinën e vjeshtës dhe te dimrit bëhen tmerri I drejtuesve te automjeteve, mbasi ato mbushen me uje dhe jane pikërisht gomat e makinave ato qe e përjetojnë këtë tmerr te vërtete te një rruge tejet skandalozes. Kështu kjo rruge tashme duket se këtë dimër do perjetojne gjithnjë e me shume rënkimet e drejtuesve te automjeteve, por vështire te besohet se administratat e bashkisë M,Madhe te ketë planifikuar investime te paktën ne rikonstruksion te pjesshëm te saj, çka do te thotë nje përmisim i përkohshem I gjendjes mjerane te rrugës.Ne realitet kryetari I Bashkise Tonin Marinaj gjate fushates elektorale e ka renditur kete rruge nder prioritet e tij kur te vinte ne krye te bashkise, por duket se tani ky premtim jo vetëm qe është harruar, por zyra urbanistike e bashkise, mbase nuk e ka përfshire ne prioritet e përshpejtuara rikonstruksionin e rruges se fshatit Kaldrun.Prandaj atyre qe kane harruar , ose nuk e kujtojne nje premtim te till te ish kandidatit per kryetar Bashkie ,tashme kryetare, si rrjelloje se nuk ishin ndoshta pjese e shtabit elektoral te fushatës se tij, por tani pjese e tortes se pushtetit, Star plus ju kujton dhe ju vjen ne ndihme edhe për premtime te tjera, te cilat presin rradhen e te berit realitet nga z,Tonin Marinaj dhe stafi I tij.