Fshati Kçar i poshtëm në njesinë administrativë të komunës Gruemirë në bashkinë Malësi e Madhe prej vitesh vuan mungesën e investimeve të cilat do të normalizonin jetën e banorëve në këtë zonë.

Problemet e shumta si: mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e ujit te pijshëm, amortizimi i rrjetit elektrik janë shqetësimet kryesore të banorëve atje. Herë pas here kanë ngritur zërin por deri tani kanë rënë ne vesh të shurdhër. Prej 25 vitesh nuk është marrë asnjë masë nga institucionet përgjegjëse. Godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kçar megjithëse nuk ka shumë vite që është ndërtuar ndodhet në gjendje të mjerueshme. Kabina elektrike nuk ka asnjë lloj sigurie dhe qëndron 24 orë e hapur pa dyer duke rrezikuar çdo ditë jetën e banorëve e sidomos të fëmijëve. Selim Braxhija banor në këtë fshat pasi rendit problemet me të cilat ata përballen çdo ditë, bën thirrje për investime të menjëhershme në ifrastrukturë pasi gjendja e rrugës rrezikon të degradoje aq sa të bëhet e pakalueshme.Njësia administrative e Gruemirës ku ndodhet fshati Kçar, deri në 2015-ën ka qënë komunë, ndërsa me ndarjen e re territorale ka kaluar si pjesë e bashkisë së Malësisë së Madhe dhe duke qenë e tillë kërkohet një vëmendje më e madhe dhe ndryshim i situatës.

Artikulli paraprakBASKET, ALLEN: TEK VLLAZNIA PËR TË FITUAR TITULLIN KAMPION
Artikulli tjetërTHEU ARRESTIN NE SHTEPI, ARRESTOHET 20 VJECARI