Amortizimi I shtyllave elektrike në fshatin Domen, në njësinë administrative Postribe ka sjellë jo pak probleme për dhjetëra familje që jetojnë në këtë zonë.
Kryetari I këtij fshati, Bajram Milani tregon se në këto shtylla nuk është ndërhyrë asnjëherë më parë nga institucionet përgjegjëse duke I lënë shtyllat me një lartësi nga toka jo më shumë se 1 metër e 70 cm.
Ndërkohë, Milani tregon se banorët e fshatit Domen janë taksapagues të rregullt, por sërish nuk marrin shërbimin e duhur.
Kryetari I fshatit Domen Bajram Milani u bën apel institucioneve të tregojnë vëmendjen e duhur për zgjidhjen sa më parë të këtij problemi I cili kërkon zgjidhje prej 30 vitesh pasi për shkak të mortizimi shtyllat elektrike në fshatin Domen, vështirë t’I rezistojnë edhe dimrit të ardhshëm