Përhapja e virozave, gripit të stinës dhe pandemisë COVID-19 ka shtuar numrin e vizitave në qendrën shëndetësore Mes, në njësinë Postribë. Mjeku Sokol Zhabjaku bën të ditur se gjatë ditëve të para të janarit numri I vizitave ëshët dyfishuar, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
Krijimi I grumbullimeve në fundvit rriti numrin e rasteve pozitive me COVID shton mjeku, por një akt I tillë papërgjegjshmërie përsëritet shpesh, jo vetëm në fundvit shton ai.
Njëherazi me numrin e personave të prekur nga gripi I stinës dhe koronavirusi, po rritet edhe numri I vaksinimeve në këtë njësi administrative. Deri më tani janë kryer më shumë se dy mijë vaksinë bëri të ditur Sokol Zhabjaku, mjek në qendrën shëndetësore Mes.