95% e fshatit janë të besimit mysliman, por çdo 29 shtator shkojnë në kishë. Është festa e Shën Mëhillit që bën bashkë banorët e fshatit Mali i Bardhë të Kurbinit.
Ky fshat në Kurbin është dëshmia e harmonisë fetare të shqiptarëve ndër shekuj, ku pavarësisht besimit të tyre mbi gërmadhat e kishës së vjetër, një objekt kulti 700 vjeçar, disa vite më parë ndërtuan kishën e re. Kisha duket se ka afruar më shumë myslimanë e të krishterë. Banorë të fshatit tregojnë se e vizitonin dhe kur ishte e ndaluar.
Teksa ju uroi Festën e Shën Mëhillit, kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se fshati Malbardhe është shembulli i harmonisë fetare mes banoreve.
Myslimanë e të krishterë në Mal të Bardhë kryejnë bashkë ritet fetare për festën e Shën Mëhillit. Ndërkohë çdo vjeshtë këtë fshat me histori të rrallë e vizitojnë dhe banorë të zonave përreth.