Fshati Pruell në Lezhë është izoluar prej 2 javësh.Shkak është bërë bllokimi i rrugës nga rrëshqitja e dherave në një gjatësi prej 50 metrash.Kjo situatë ka penalizuar 5 familje që jetojnë në këtë fshat, si dhe dhjetra banor të Spitënit që kanë pronat aty.

Pasi kanë pritur prej 2 javesh dhe nuk ka patur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse, banoret po mundohen vetë për hapjen e rrugës, ndërsa fajësojnë pushtetin vendor dhe atë qëndror për mungesë vemendje ndaj kësaj zone.

Segmenti me gjatësi rreth 10 km që lidh fshatin Pruell me rrugen nacionale Lezhë-Milot është i degraduar plotëisisht, duke mbajtur peng zhvillimin e kësaj zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik.

 

Artikulli paraprakVIJON DEGRADIMI I PEDONALËS SË MOLOS NË SHKODËR
Artikulli tjetër3 FIGURA TË SPORTIT “QYTETAR NDERI TË KURBINIT”