Mungesa e kazanëve të mbeturinave në fshatin Shtoj të njësisë administrative Rrethina ka detyruar banorët që të gjejnë rrugën më të shkurtër duke hedhur mbeturinat në përrua , në afërsi të hekurudhës.

Thuajse në të gjithë territorin e kësaj zone vihet re mungesa e kazanëve në të cilët qytetarët duhet të hedhin mbeturinat.Prania e tyre për banorët mund të konsiderohet si një luks, pasi është e vështirë të gjesh të tillë pranë kësaj zone. Në territorin e Shkodrës mbetjet urbane jane kthyer ne nje gangrene dhe situata cdo dite e me shume po del jashte kontrollit duke marre permasa serioze.Kjo panorame trishtuese nuk po shqeteson askend ,as pushtetin vendor per vendosjen e kazaneve te mbeturinave e as inspektoriatin e mjedisit qe paguhet per kete gje.Vetem nje vit me pare 1000 trupa ushtarake dhe 75 mjete u dislokuan ne rruget nacionale te rrethit shkoder.Por duket se ky ishte me shume shoë meditik sesa nje pune reale per pastrimin e territorit. nga mbeturinat.Me rritjen e temperaturave situata e mos pastrimit përbën një rrezik serioz për shëndetin e banorëve të tyre. Gjendja në fshatin “Shtoj I Vjetër” sa vjen dhe behet alarmante, ndersa në tërësi qyteti i Shkodres në shumë pika ka probleme me trajtimin e mbetjeve urbane.

Artikulli paraprakBASHKIA NDËRMERR “DITËT E VULLNETARIZMIT”, PASTRIM NË VELIPOJË
Artikulli tjetërSHKODËR, QENTË E RRUGËS KËRCËNIM PËR QYTETARËT