Fshati Stajkë, në njësinë Administrative Bushat në Bashkinë Vau Dejës, prej kohësh është në errësirë të plotë. Edhe pse një nga qëndrat e fshatrave e cila është e pajisur me ndricim rrugorë kjo zonë po vuan mungesën e ndricimit për shkak të mos angazhimit të OSHEE.
Kryetari i fshatit Stajkë Ardian Doci, në një intervistë për mediat shprehet se kjo situatë vijon prej kohësh ndërkohë që askush nuk përgjigjet për këtë situatë të krijuar e cila lë vend për grabitje dhe dhunimin e banorëve të kësaj zonë për shkak të errësirës së krijuar.
Doci hedh dyshime se kjo është një lojë që OSHEE po bën në prag të zgjedhjeve lokale në zonë, por nga ana tjetër nxjerr në pah edhe mungesën
e investimeve ne rrjetin e energjise elektrike në zonë si dhe mungesën e punonjësve të OSHEE të cilët I ngjajnë një ndermarrje private që vetëm “vjedh” banorët e zones
Sipas kryetarit të fshatit ai është interesuar edhe pranë Bashkisë Vau Dejës për këtë cështje ku ka mësuar se njësia vendore ka shlyer të gjitha
detyrimet ndaj OSHEE duke likuiduar faturat e energjisë ndërkohë që për këtë cështje, Këshilli i Bashkisë Vau Dejës I është drejtuar me një shkresë OSHEE dhe Kryeministrit Rama.