Dikur kanë qënë reth 300 shtëpi ndërsa sot në fshatin Ura e Shtrenjtë të njësisë administrative Postribë nuk kanë mbetur më shumë se 30 shtëpi. Rrugëve të fshatit nuk sheh të rinjë e as fëmijë duke luajtur. Dyert janë të kyçura, disa prej tyre prej vitesh nuk hapen. Fshati Ura e Shtrenjtë është thuajse i boshatisur, të vetmit që kanë mbetur janë të moshuarit pasi të rinjtë kanë emigruar për një jetë më të mire.

Mungesa e punësimit është një ndër arsyet se pse këtë të rinjë janë larguar nga fshati tregojnë banorët.

Nevoja për investime në këtë fshat është e madhe në mënyrë që edhe ato pak familje që kanë mbetur të mos largohen shprehen banorët.

Emigrimi i të rinjve nga Shqipëria është një fenomen i përhapur shumë vitet e fundit. Institucione të ndryshme shpesh herë kanë ngritur alarmin në lidhje me këtë problem i cili deri më tani nuk po gjenë një zgjidhje.

 

Artikulli paraprakSTAR TREND – MAKE UP
Artikulli tjetërFAKULTETI EKONOMIK: REKTORJA PO DJEG DOKTORATURËN