Fshati Vrakë në Malësi të Madhe, është duke u boshatisur çdo ditë e më shumë nga të rinjtë. Të vetmit që kanë mbetur në atë zonë janë të moshuarit, të cilët thonë se kanë mbetur të vetmuar pasi fëmijët e tyre janë detyruar të emigrojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë.
Ato pak të moshuar që kanë mbetur në fshat thonë se shteti i ka harruar, pasi nuk kanë asnjë mbështetje.
Emigrimi i të rinjve nga Shqipëria është një fenomen i përhapur shumë vitet e fundit. Ky fenomen nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës si dhe mungesën e mundësive të punësimit.