Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura disa shkallë poshtë zeros, që kanë shkaktuar probleme në jetën dhe aktivitetin e përditshëm të njerëzve.
Problemet kryesore janë krijuar në qarkullimin në rrugë dhe në mjaft qytete, edhe në furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Ngricat në rrugë, akulli i krijuar, bora e hedhur për shkak të erës së fortë janë një problem i vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve. Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara etj., kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre. Mbeten disa akse rurale ende të pahapur ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve. Edhe gjatë ditës së djeshme ka vijuar furnizimi i zonave më të prekura me ndihma për banorët në vështirësi të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime, veshmbathje etj. Situata në akset rrugore në të gjithë vendin,paraqitet si më poshtë:
QARKU SHKODËR
Në Njësinë Administrative Pult është e njëjta gjendje, temperaturat janë të ulëta dhe mungon energjia elektrike. Segmenti rrugor për në Njësinë Administrative Shalë, qarkullohet me vështirësi, pavarësisht se është pastruar nga dëbora por ka prezencë të ngricave. Vazhdon puna për zhbllokimin e rrugës në drejtim të Bregut të Lumit nga Mali i Shoshit. Segmenti për në Qafën e Malit të Shoshit hapur por nevojiten edhe 2-3 ditë punë për zhbllokimin e rrugës Mali i Shoshit – Theth. Ditën e djeshme ka nisur identifikimi i popullatës së bllokuar në tre Njësi Administrative të Dukagjinit, si dhe nevoja për ushqime për blegtorinë në fermat e kësaj zone. Në Vaun e Dejës ka problem të furnizimit me ujë të pijshëm nga ngrirja e tubacioneve në banesa. Njësia Administrative Bushat ka të njëjta probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të ngrirjes së tubacioneve të konsumatorëve. Njësia Administrative Hajmel rezulton me mungesë të energjisë elektrike, pasi era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik të tensionit të lartë. Njësia Administrative Vig Mnelë që mbrëmë vazhdon të jetë pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë të pijshëm.
Segmenti Qafë Bordoleci–Vermosh, trashësia e dëborës mbi 80 cm e pa kalueshme. Po punohet për zhbllokimin e këtij segmenti me një mjet borëpastruese. Rrugët e Bogës dhe Razmes janë të kalueshme me zinxhir nga të gjitha mjetet. Aksi rrugor Qafë Mali–Qafa Shllak, në territorin e rrethit Pukë është i hapur por në disa pjesë të saj qarkullohet me zinxhirë. Aksi rrugor Bardhet – Iballë ende i bllokuar por ka edhe 7 km për tu hapur. Vazhdon puna për hapjen e tij. Rrugët e tjera janë të kalueshme por mjetet e tonazhit të vogël duhet të përdorin zinxhirë për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Në bashkinë Fushë-Arrëz raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Tuc, Kokedode, Levoshe. OSHEE po punon intensivisht për rikthimin e energjisë elektrike në këto zona. Emergjenca shëndetësore nuk ka pasur. Bashkia Shkodër dhe Malësi e Madhe, po bashkëpunojnë me dy mjete për të hapur akset Qafë Thore dhe Shosh. Nga të gjithë anëtaret e KECQ vazhdon të ndiqet sistematikisht situata e krijuar nga reshjet e dëborës. Prefekti është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e Bashkive, strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për familjet më në nevojë dhe mbështetjen e tyre me ndihma