Amortizimi I rrjetit elektrik në njësinë administrative Dajç është një problematikë e njohur për institucionet përgjegjëse në Shkodër. Pavarësisht thirrjes së banorëve për ndërtimin e një rrjeti të ri, janë më qindra familje në fshatra të ndryshëm të cilët vuajnë mungesën e energjisë përgjatë gjithë vitit. Tom Pjetrani, kryetar I fshatit Samrish tregon se situata gjatë ditëve të para të dhjetorit ka qenë shumë e vështirë.

Ndërkohë, ai tregon se vëmendja më e madhe duhet shtuar ndaj të moshuarve, të cilët nuk kanë mundësi ngrohje dhe ndriçimi gjatë dimrit, kur ndërprerja e energjisë është e vazhdueshme.

Investimi I fundit në këtë zonë është bërë rreth 2 vite më parë, ku pas apelit të bërë në Star Plus, u ndërhy në një pjesë të rrjetit elektrik tregon Pjetrani.

Përgjatë stinës së dimrit, banorët në këtë zonë e kanë shumë të vështirë përballimin e jetesës pasi ndërprerja e energjisë është e përditshme.

Artikulli paraprakDHUNA NË FAMILJE PËRMES DRAMËS
Artikulli tjetërCEREMONIA NË NDERIM TË SAMI REPISHTIT, NDOU: SHKODRA DO TA KUJTOJË E NDEROJË GJITHMONË