Fshehën 25 kg heroinë në dollap arrestohen 2 shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë 25 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia në Itali , pasi kishin fshehur në dollap një sasi prej 25 kg heroinë. Lënda narkotike nëse do të dilte në treg do të arrinte në vlerën prej më shumë se 1 milionë euro. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Bolonja në rrugën Martin Luther King karabinierët po ashtu gjetën edhe 100mijë euro cash. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e shqiptarëve,policia sekuestroi edhe një pistoletë automatik e kalibrit 45 e cila ishte e mbushur me fishekë, si dhe një sërë kartash. Mediat italiane bëjnë me dije se dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.