Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar dhe një maqedonas, të dy 27 vjeç, pasi u kapën me mbi një 100 gram kokainë.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre u bë në periferi të Terni, në Itali. Pas kontrollit të ushtruar në apartamentin ku ata jetonin, policia gjeti kokainën të cilën e kishin fshehur në një kuti këpucësh e cila ishte paketuar dhe gati për t’u hedhur në treg. Në një tjetër apartament që disponohej nga dy të rinjtë, u zbuluan dhe u sekuestruan edhe 2500 euro. Policia po vijon hetimet ndërkohë për dy të arrestuarit.

Artikulli paraprakNËNË TEREZA “PUSHTON” BRAZILIN
Artikulli tjetërSPITALI I SHKODRËS, 800 MLN PËR RIKONSTRUKSIONIN E REANIMACIONIT