Fshehja e 300 dosjeve për rekurs, përplasen gjykatat
Skandali fshehjes së 300 dosjeve në arkivën e Gjykatës së Tiranës të cilat prej vitesh nuk u dërguan për rekurs në Gjykatën e Lartë ka prodhuar përplasje mes institucioneve të drejtësisë në vend. Është Gjykata Administrative ajo e cila cilëson të pavlefshme urdhërin e kryetares së Gjykatës së Tiranës, e cila më 17/7/2017 pas një hetimi administrativ vendosi të lirjojë nga detyra kryesekretaren e këtij institucioni dhe ta dërgoj atë për ndjekie penale si person përgjegjës. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendim nr. 80-2017-3973 të gjykatësit administrativ Tiranë Emiljano Ruli, vendim i cili bënë të pavlefshëm urdhrin e kreytares së Gjykatës së Tiranës Enkeleidi Hajro për shkarkimin ga detyra të kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj). Me urdhërin nr. 125 datë 17/7/2017 siç edhe duket në faksimilen e siguruar nga Report TV, znj. Hajro i komunikoi kryesekretares Mimoza Cenaj (Lulaj) lirimin nga detyra. Në faqen dy të urdhërit të kreut të Gjykatës së Tiranës për lirimin nga detyra të kryesekretares argumentohet se “nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhërat e kryesekretares për t’i dhënë drejtim punës”. Ndërsa në vendimin e gjykatës administrative dhe pse nuk preket fare skandali i fshehjes së 300 rekurseve, është vendosur që kryesekretarja të rikthehet në detyrë në vëndin e punës që ajo ka mbajtur para lirimit. Në argumentet e tij gjyqtari Ruli shprehet se me hyrjen në fuqi të ligjit 98/2016 për organizimin e pushteteve gjyqësore në vend, nuk është më kryetari i gjykatës që vendos por është kshilli i gjykatës i cili përbëhet nga katër vetë ai që merr vendimi qoftë dhe për lirim nga detyra. E kontaktuar nga Report Tv në lidhje me këtë vendim të gjykatës administrative që rrëzon urdhërin e saj, kryetarja e Gjykatës Tiranë Enkelejdi Hajro u shpreh se “jemi njohur me vendimin, ai vendim do të apelohet dhe sipas ligjit 98/2016, neni 85 Këshilli i Gjykatës ngrihet katër muaj pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësorë gjë e cila sështë arritur për shkak të Vettingut dhe deri atëherë këto kompenteca i ka kreu i gjykatës”.