Fshehu 156 kg kanabis në pyll, pranga shqiptarit

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për transport dhe posedim droge me qëllim trafikimin. 34-vjeçari ishte vënë në survejim dhe u arrestua në flagrancë, në vendin e quajtur Trikorfo, në afërsi të kufirit të Greqisë me Shqipërinë, në zonën e Igumenicës. Ai kishte fshehur në një zonë pyjore një sasi të madhe droge të llojit kanabis. Në vendngjarje u gjetën tetë çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodhej një sasi prej 156,3 kg kanabis, e ambalazhuar në 150 paketa. Policia sekuestroi edhe dy telefonat celularë që 34 vjeçari kishte me vete. I arrestuari, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi, u dërgua në mesditë në Prokurorinë e Igumenicës.

Artikulli paraprakAVOKATI I POPULLIT HETON HIPOTEKËN, PEZULLOI LEJET VJETORE TË PUNONJËSVE
Artikulli tjetërRAZËM, DO T’I MËSOJË MAKINËN FËMIJËS, RREZIKON NË AKSIDENT TËRË FAMILJEN