Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me 300 doza heroinë.
45vjeçari u arrestua në Rimini. Shtetasi shqiptar u kap pasi policisë i lindën dyshime për një makinë të vogël të parkuar. Pas burimeve policore bëhet e ditur se nga verifikimi rezultoi se makina i përkiste një personi me precedent penal. Policia italiane më pas vendosi që të kontrollonte automjetin dhe zbuluan se në një paketim për ushqime të ngrira, ndodhej një sasi heroinë e mjaftueshme për 300 doza, e cila arrinte një vlerë prej afro 10 mijë euro. Ndërkohë gjatë kontrollit në apartamentin e shqiptarit, policia zbuloi 6 mijë euro të fshehura në një kuti për CD
/ Star Plus TV /