Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Entela Priftin, kryetare e Gjykatës së Korçës. Prifti kaloi në filtër vetëm për njërin nga komponentët, atë të pasurisë.
Bazuar te seanca e kaluar, sipas raportit të ILDKPKI gjyqtarja Prifti kishte bërë deklarim të rremë pasurie, fshehje të saj si dhe nuk dispononte të ardhura për pasurinë që dispononte.
Pas këtyre indicieve KPK kreu një hetim të thelluar nga ku zbuloi disa llogari bankare të padeklaruara në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj,
mbi 70 mijë euro, 4 apartamente në Tiranë të cilat një denoncim anonim kishte dërguar të dhëna se ishin në emër të gjyqtares.
Po ashtu në hetimin e KPK-s rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes tre katësh në bulevardin e Korcës.
Entela Prifti njihet si një nga anëtaret e Kolegjit Zgjedhor që pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011, i dha fitoren për bashkinë e Tiranës Lulzim Bashës.