Fsheses se shkarkimeve masive ne personel nuk I shpeton as Spitali Rajonal I Shkodres.

Nga burime te sigurta brenda ketij institucioni Star Plus ka mesuar se numri qe do te largohet nga pune eshte 92, kryesisht punonjes te sherbimit sanitar, por edhe te sherbimeve te tjera. Nga I njejti burim behet e ditur se Ministria e Shendetesi brenda dates 15 shkurt do te paraqese paralajmerimin e largimeve nga puna per te gjithe emrat e kesaj liste. Spitali Rajonal I Shkodres aktualisht ne strukturen e tij ka 797 punonjes ndersa ky numer pritet te reduktohet ne 705. Nderkohe thuajse 95% largimeve do te jene ne sherbimin sanitar, kjo per shkak se personeli ne kete sherbime eshte tejet I fryer, pasi behet fjale per 175 punonjes kur mesatarisht ne dite, ne Spitalin Rajonal te Shkodres numri I pacienteve eshte 120, pra e perkthyer me thjesht gati nje sanitar e gjysem per ti sherbyer nje pacienti. Por kush do vendos dhe ne baze te cilave kritere do te behen keta shkurtime? Sipas burimit tone dora qe ka vendosur per te gjithe emrat qe do te largohen eshte vetem Ministria e Shendetesise e cila ne reformen e ndermarre per gjithe mjeksine ne Shqiperi nuk perjashtoj as Spitalin Rajonal te Shkodres. Nderkohe deri ne zbardhjen e plote te emrave te shkarkuar na mbetet te presim nese kriteret e perdorura jane thjesht militanteske apo ne baze te ligjit ne fuqi per largimet nga puna. Nga ana tjeter e gjithe kjo pritet te sjelle reagimin jo vetem te te larguarve nga puna, por edhe sindikateve per te kundershtuar nje veprim te tille qe praktikisht nxjerr ne rruge 92 punonjes dhe thellon hendekun e varferise ne 92 familje.

Artikulli paraprakKANALI MBUSHET ME PLEHRA, BANORËT: JANË HEQUR KOSHAT
Artikulli tjetërPUBLICISTI MILANI: TOKAT NË THETH PO SHITEN FSHEHTAS