Federata Shqiptare e Futbollit, me një qëndrim zyrtar, ka dalë kundër krijimit të Superligës Europiane, pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Në postimin e bërë, FSHF shkruan se futbolli është për të gjithë dhe duhet merituar në fushë.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruan FSHF.

Në vijim, klubet priten të ndahen në dy kampe, në ato që duan Superligën dhe në ato që janë kundër. Me interes të madh pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me projektin, në të ardhmen.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDIHMONTE EMIGRANTËT TË KALONIN NË MËNYRË TË PALIGJSHME, ARRESTOHET 50 VJEÇARIA
Artikulli tjetërEKZEKUTOI ME ARMË MBI 15 PERSONA NË UNIVERSITETIN E ARTEVE NË PRAGË, PAK ORË PARA NGJARJES 24-VJEÇARI VRAU EDHE TË ATIN