Në mjediset e Federatës shqiptare të futbollit është hedhur shorti për Kategorinë Superiore që do nis me 24 gusht mes 10 ekipeve.

Pas shortit të hedhur java e parë ka përcaktuar një ndeshje të fortë mes rivalëve për titull Partizani-Kukësi por edhe një tjetër ndeshje interesante Tirana-Luftëtari që vitin e kaluar luftuan për mbijetesë. Vllaznia në javën e parë do të luaj në shtëpi me ekipin e Laçit.

Pas hedhjes së shortit presidenti i ligës profesioniste Edvin Libohova duke folur për liçensimin e ekipeve që kanë borxhe si Flamurtari, Tirana, Luftëtari dhe Vllaznia mesa duke nuk do të kenë probleme dhe janë pranuar nga federata për sezonin e ri.

Sa i përket faljes së borxheve për ekipet që kanë probleme në këtë aspekt mes të cilave edhe Vllaznia, kreu i ligës profesioniste Edvin Libohova tha se do të ishte mirë që ministria e financave t’ia zeronte klubeve shqiptare detyrimet që ata kanë ndaj shtetit.

Vllaznia në javën e parë luan me Laçin në Shkodër më pas në transfertë me Bylisin për të vijuar me sfidat e javëve të tjera Vllaznia-Tirana, Teuta-Vllaznia, Vllaznia-Luftëtari, Vllaznia-Skenderbeu, Kukësi-Vllaznia, Vllaznia-Partizani për ta mbyllur me Flamurtari-Vllaznia.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA, FITORJA E DYTË NË ELEMINATORET E CHAMPIONS
Artikulli tjetërAKSIDENT TEK “KOMUNA E PARISIT” 4 MAKINA TË PËRPLASURA