Teksa kanë mbetur 2 orë nga starti i sfidës Angli-Shqipëri, FSHF-ja ka publikuar një video nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve. Në video, vihet re se numri në fanellën e Nedim Bajramit në sfidën ndaj Anglisë, do të jetë “10” numër ky që mbi shpatulla e ka mbajtur Rei Manaj.

Lushnjari nuk u ftua për dy sfidat e nëntorit nga trajneri Edi Reja për shkak të formës jo të mirë që po kalon. Kjo ishte një zgjedhje nga ana e teknikut italian që u justifikua me faktin që nuk do të ketë lojtarë të shumtë në stolë për këtë sfidë, pasi të gjithë duan të luajnë ndaj Anglisë.

Më herët Bajrami ka mbajtur dhe numrin tetë në Kombëtare, por kësaj herë do të mbaj një numër “fantazisti” dhe shpresojmë që ndeshjen e sotme t’i sjellë fat.

Artikulli paraprakRYSHFET 50 MIJË LEKË GJATË HETIMIT TË NJË AKSIDENTI RRUGOR ME DISA TË PLAGOSUR, GJYKATA LË NË BURG EFEKTIVIN E POLICISË
Artikulli tjetërHODHI MBETJE VAJORE NË DETIN E SHËNGJINIT, IDENTIFIKOHET DHE SHPALLET NË KËRKIM KAPITENI I ANIJES