Çudirat në futbollin shqiptarë janë nga më të ndryshmet dhe e fundit është ajo e ndeshjes së Vllaznia-Skënderbeu e cila do të luhet ditën e dielë në orën 14:00.

Ndonëse rreth një javë më parë u vendos që kjo ndeshje nuk do të luhej në stadiumin “Loro Boriç” por në fushën sportive “Reshit Rusi” tashmë një tjetër vendim vjen nga FSHF ku bëhet me dije se ndeshja nuk do të luhet në këtë fushë dhe arsyeja e këtij vendimi është marrë nga Komisioni i Liçensimit të Klubeve.

Kjo është publikuar edhe në faqen zyrtaret të KF Vllaznia e cila ka bërë të ditur këtë vendim të Komisioni i Liçensimit të Klubeve ku në mbledhjen ditës së premte dhe sipas këtij vendimi, fusha “Reshit Rusi” nuk plotëson disa nga kriteret e duhura për zhvillimin e ndeshjeve të Superligës. Tashmë duhet pritur që po nga FSHF të bëhet e ditur se ku do të zhvillohet kjo ndeshje pasi si afat kohorë kanë vetëm një ditë avancë.

Artikulli paraprakDY BOKSIERËT SHKODRANË NË TURNEUN “ADEM JASHARI”
Artikulli tjetërMIQËSORJA TURQI-SHQIPËRI, PANUÇI SHPALL LISTËN