Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar asnjë prej pikave që propozuar komisioni ad hoc i ngritur nga këshilli bashkiak i Shkodrës për shqyrtimin e kontratës që bashkia do të nënshkruaj me FSHF për stadiumin “Loro Boriçi” që është në rikonstruksion e sipër.

Në këtë mënyrë 3 mbledhjet që zhvilloi komisioni ad hoc i ngritur nga këshilli bashkiak për shqyrtimin e marrëveshjes nuk kanë sjellë asgjë dhe po rezulton një kohë e humbur. Ky komision nuk ka qenë në gjendje që të formulojë ndryshime që do të ishin në favorin e bashkisë dhe të bënin që FSHF të pranonte. Në të njëjtën kohë edhe vetë bashkia nuk ka mundur që të bind federatën për ndryshimet që ka propozuar komisioni ad hoc. Në këtë mënyrë propozimi për uljen e kohëzgjatjes së kontratës nga 20 vjet në 15 vjet nuk është pranuar nga federate. Po ashtu FSHF nuk ka pranuar as propozimin tjetër “në rast vonese në dorëzimin e stadiumit, federate do të ishte e detyruar që ta paguante një penalitet prej 0.025% mbi vlerën totale të investimit për çdo ditë vonesë”. Në këtë mënyrë duke qenë se propozimet e komisionit ad hoc nuk janë pranuar nga ana e FSHF në lidhje me stadiumin “Loro Boriçi” mudn të krijohen sërish debate në mbledhjen e këshillit bashkiak që do të jetë me 4 dhjetor. Ashtu si para thuajse 2 muajsh bashkia i premtoi FSHF se do të firmoset marrëveshja edhe kësaj here është premtuar se në këtë mbledhje miratimi në këshillin bashkiak do të jetë i padiskutueshëm. Por askush nuk mund të jetë i sgurtë duke qenë se qartazi disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak, edhe nga radhët e PD, forcë politikë në të cilën bën pjesë kryebashkiakja, nuk kanë qenë dakord me atë marrëveshje. Nëse sërish nuk arrin që të miratohet marrëveshja për stadiumin atëherë do të ishte fatale sepse siç ka deklaruar federate mund të bllokojë punimet në stadium çka do të sjellte shumë dëme për Vllazninë.

Artikulli paraprakRUSIA PO PËRDOR ARMË KIMIKE NË LUFTË NDAJ SIRISË
Artikulli tjetërNISHANI HOMAZHE DHE NDERIM VIKTIMAVE NË BATACLAN