Federata Shqiptare e Futbollit në një deklaratë për media ka sqaruar zyrtarisht renditjen e Shqipërisë në vendin e tretë në Grupin I pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit. Në deklaratë thuhet se Shqipëria, është renditur në vendin e tretë me pikë të bararabarta Danimarkën. Kundërshtari renditet përpara nesh sepse sipas rregullores së aktivitetit, kur dy skuadra janë me pikë të barabarta në renditjen e përgjithshme për të vendosur se cila qëndron më lart, zbatohet ky kriter:

Pikët e fituara në ndeshjet direkte (në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë takimi ka përfunduar në barazim 1-1). S’ ka diferencë pikësh. Diferenca e golave në ndeshjet direkte është 0. Në rastin e ndeshjes Shqipëri –Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Numri më i lartë i golave të shënuara në ndeshjet direkte. Në rastin e ndeshjes Shqipëri – Danimarkë, nuk ka diferencë golash. Një gol ka shënuar Danimarka dhe një Shqipëria. Numri më i lartë i golave të shënuar në fushën kundërshtare. Danimarka ka shënuar në Shqipëri dhe për këtë arsye është e avantazhuar. Duke ju referuar pikës d, të rregullores së eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016, Danimarka renditet përpara Shqipërisë në Grupin I. Sebia renditet në vendin e fundit me -2 pikë për shkak, se asaj i janë hequr 3 pikë nga vendimi i fundit i KAS të Lozanës Kjo është e vërteta, në lidhje me renditjen e Grupit I: thuhet në deklaratën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Artikulli paraprakSHOQATA “ISTANBUL” NË SOFRËN TRADICIONALE E YFTARIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NDRYSHON DREJTIM, FOKUSOHET TEK KAMPIONATI SHQIPTAR