Ndeshja e dytë e kampionatit mes Vllaznisë dhe Skenderbeut do të luhet të mërkurën në qytetin e Pukës. Federata Shqiptare e futbollit për momentin nuk ka pranuar që të liçensojë fushën sportive “Reshit Rusi”. Përfaqësuesit e federatës pasi kanë zhvilluar një mbledhje kanë vendosur që klubit Vllaznia t’i sjellin një përgjigje negative.
Tashmë sfida me korçarët do të luhet në stadiumin e Pukës pasi drejtuesit e Vllaznisë dhe të Tërbunit prej ditësh kanë komunikuar dhe parimisht kanë rënë dakord. U prit që përfaqësuesit e FSHF të vinin në Shkodër pë të inspektuar punimet e bëra edhe për asfaltimin e rrugës por nuk e kanë bërë një gjë të tillë dhe janë mjaftuar me disa foto. Në fund kanë vendosur që Vllaznia të gjejë një fushë tjetër. Sfida me Skënderbeun do të luhet në ora 16:00 në qytetin e Pukës.