Forcat e policisë RENEA dhe FNSH, kanë finalizuar operacionin për kapjen e të shumkërkuarit nga Shkodra Barush Bregu 33 vjec i cili fshihej në një banesë në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë.

Sipas policisë Barush Bregu është arrestuar për llogari të Policisë së Shkodrës, ku në po të njëjtin qytet kishte disa procedime penale.

Përpos Bregut është ndaluar dhe një tjetër i dyshuar si bashkëpuntorë i tij me iniciale B.Ç 21 vjeç.Policia thotë se Barush Bregu është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016,

si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

33-vjecari kishte marrë një banesë me qera në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë, aty ku u kap dhe u arrestua në mënyrë të befasishme nga Renea bashkë me FNSH .

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprakLEZHË, PRANGA 2 SHPËRNDARËSVE TË DROGËS
Artikulli tjetërSFIDAT E TË RINJVE PËR TREGUN E PUNËS