Për të dytën herë brenda këtij muaji vijat e bardha në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës janë fshirë. Bashkia e Shkodrës pasi i vijëzoi rrugët në fillim të muajit korrik sërish me datën 6 të po këtij muaji u detyrua ti vijëzonte sërish. Ende pa u bërë akoma një muaj vijat në këto rrugë janë pothuajse të padukshme.
Për të zbatuar rregullat e qarkullimit është e nevojshme sinjalistike rrugore. Por në qytetin e Shkodrës kjo e fundit mungon pasi vijat e bardha janë fshirë nga cilësia e dobët e bojës të përdorur e cila fillon të zbehet menjeherë. Për vijëzimin e rrugëve bashkia e Shkodrës ka një fond të veçantë duke qënë që është edhe përgjegjësja kryesore për sinjalistikën rrugore por duket se fshirja e vijave të bardha brenda pak javësh përkthet në punën e dobët dhe aspak cilësore.
Pas vijëzimit për herë të dytë të këtyre rrugëve u duk se institucionet përkatëse do të bënin diçka ndryshe por edhe këtë rradhë duket se është përdorur e njëjta cilësi e dobët e bojës duke bërë që rrugët të ktheheshin në gjendjen e mëparshme.