Policia e Vlorës ka arrestuar 2 të rinj në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, pasi ka zbuluar se ata kishin fshehur 6 kg kanabis në tapicerinë e makinës së tyre Volkswagen.

Të arretsuarit janë: David Luca, 24 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli dhe Ervin Sinomati, 26 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë Policia tha se “të dy shtetasit e lartpërmendur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”, janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”, ku në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg.

Janë sekuestruar veç lëndës narkotike, edhe mjeti ”Volkswagen” si edhe 3 aparate celular.”

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 148 KG MARIJUANË NË BANESËN E NJË 36-VJEÇARI
Artikulli tjetërDY TË PLAGOSUR RËNDË NGA PËRPLASJA E MAKINAVE