Ftesa e Metës për dialog, Basha: Vendimi pas takimit me aleatët
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për një takim mes drejtuesve të partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi. Burime nga PD bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se vendimin për pjesmarrjen ose jo në tryezën e thirrur do ta bëjë publike pas një takimi që do të zhvillojë me aleatët opozitarë në orën 18:00 ku do ti informoje lidhur me negociatat e zhvilluara nje dite me pare.