Ftesa e maxhorancës për dialog. Opozita shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë.
Kur kaluan vetëm pak kohë nga ftesa e koalicionit qeverisës për të dialoguar me opozitën Kryetari i PD-së Lulzim Basha thirri në një takim partitë e koalicionit opozitar në selinë e PD-së Ora News thotë se opozita shpreh gadishmëri për dialog përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike dhe që garanton zbatimin e plotë të Dekriminalizimit.
Ndërkohë më herët Basha ishte takuar me deputetët Majlinda Bregu, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. Këta të fundit do të marrin pjesë në takimin e sotëm me Mogherinin.