Ashpërsohen masat për automjetet, të cilat janë përshtatur nga pronarët e tyre me xhama të errët.

Nga data 7 Janar këto automjete nuk do të kenë më mundësi të marrin shërbime. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një postimi në Facebook.

DPSHTRR njofton se bashkë me goditjen e të ashtuquajtur të fortëve, do të penalizohen edhe pikat e serviseve dhe ata që i rregullojnë dhe i modifikojne këto mjete.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task- Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe servisët!”- thuhet në njoftimin e DPRSHTRR.

Ndërkohë mësohet se nga ky vendim nuk preken ato mjete të cilat janë prodhuar të tilla nga fabrikat.

Efektivet e qarkullimit rrugor tashme në bashkëpunim edhe e inspektoret e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të organizojnë edhe aksione për evidentimin e rasteve. Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira.

Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas. “Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para.

Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.

Artikulli paraprakVDEKJA E TIFOZIT TË INTERIT, 8 TIFOZË TË NAPOLIT NË HETIM
Artikulli tjetërRAMA PUBLIKON NË TWITTER SFIDAT E KËTIJ VITI