Fundi i “Xhunglës Calais”,faza e 2 e shkatërrimit, largohen 2000 refugjatë

Franca ka nisur sot fazën e dytë të shkatërrimit të kampit të emigrantëve në Calais, duke dërguar skuadra për të çmontuar tendat. Më shumë se 2300 emigrantë u larguan vullnetarisht nga “Xhungla” gjatë ditës së hënë, ndërkohë që eksodi vazhdon edhe përgjatë ditës së sotme, teksa qindra emigrantë u vendosën në rradhë që në orët e para të mëngjesit. “Xhungla” është kthyer në një simbol kyç të krizës së emigrantëve në Europë, ku rreth 6500 persona jetonin në kushte të mjerueshme, të dëshpëruar për të kaluar kufirin dhe për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas qeverisë franceze, operacioni i zhvendosjes së emigrantëve bëhet për shkaqe humanitare. I vetmi grup që do të lejohet të qëndrojë në Calais, është grupi i fëmijëve, që do të strehohen në konteinerët e konvertuar të kampit. Ndërkohë 200 fëmijë të tjerë, të lejuar nga amendamenti britanik për Aktin e Emigracionit, kanë mbërritur tashmë në ishujt britanikë. Shkatërrimi i “xhunglës” synon të mbyllë një kapitull të vështirë në krizën evropiane të emigrantëve. Kampi ka tensionuar marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë e ka sjellë edhe tensione tek banorët e Calais.

Artikulli paraprakREDUKTIM OSE ZERIM KAMATE TE ENERGJISE ELEKTRIKE PER FAMILJET NE NEVOJE
Artikulli tjetër‘DOING BUSSINESS’:SHQIPERIA NGJITET 32 VENDE