Fundjava ka sjellë dyndje turistësh, nxënës të shkollave dhe familjarë në kalanë “Rozafa” të Shkodrës.

Për shkak të vlerave historike dhe turistike të kalasë, disa familjarë nga Kosova kishin ardhur në Shkodër vetëm për të parë kalanë Rozafa. Qindra nxënës të shkollave nga qytete të ndryshme të Shqipërisë ishin gjithashtu të pranishëm si për të njohur nga afër kalanë për të cilën kanë lexuar shumë në libra.

Vladimir Tafçiu, mësues i lëndës së historisë në rrethin e Dibrës ishte rikthyer për të disatën herë në kalanë rozafa, ndërsa kujton periudhën e studimeve në qytetin e shkodrës.

Gjatë largimit nga kalaja e Shkodrës, takojmë edhe një grup turistësh nga Sllovenia. Udhërrëfyesja e tyre në ambientet e kalasë vë theksin tek nevoja për mbajtjen pastër të kalasë.

Ashtu si çdo vit tjetër, gjatë sezonit turistik, Kalaja e Shkodrës është një pikë referimi sa i përket vizitueshmërisë. Gjatë vitit të kaluar, 40 000 turistë vizituan kalanë.

Artikulli paraprakE DIELA, 2 MUZE NË SHKODËR NUK OFROJNË SHËRBIM
Artikulli tjetërPRESIDENTI DEKRETON 25 QERSHORIN PËR ZGJEDHJET