Në fundjavë pritet që në zonat malore të Shkodrës të rikthehen reshjet e borës të cilat për momentin kanë pushuar. Kjo mund të sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve të cilët shkojnë drejt Thethit apo Vermoshit në Malësinë e Madhe për të kaluar fundjavën pa goma dimri apo edhe pa zinxhirë. Inxhinieri i Autoritetit Rrugor Shqiptar Hajro Sylja i bën thirrje përdoruesve të rrugës që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur për të shmangur çdo aksident të mundshëm. Sipas ARRSH akset ku ka reshje bore më shumë janë Shkodër-Theth në Qafë Thore dhe Shkodër-Vermosh por që vijojnë të jenë të hapura.

Shpesh herë përdoruesit e rrugës bëhen pengues për automjetet e firmave nënkontraktore në zonat malore thotë Sylja gjatë pastrimit të akseve nga bora sepse nuk janë të përgatitur.

Inxhinieri i ARRSH bën të ditur se cilat janë edhe akset ku ka rrëshqitje dheu apo gurësh në zonat e veriut ndërsa edhe atje drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të kujdesshëm.

Rruga e Vermoshit drejt Malësisë së Madhe dhe aksi në Qafë Thore që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë më problematikat sa i përket reshjeve të borës por deri më tani nuk kanë shfaqur probleme pasi janë mbajtur të hapura.

https://youtu.be/kb4KKUvAv-g

Artikulli paraprakBOKS, KOMBËTARJA GRUMBULLOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërNDËRTOI PA LEJE NË THETH, NË PRANGA 63-VJEÇARI