Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohat me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare të larta transparente kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Artikulli paraprakKOHA PËR REVANSH….ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetër‘U ZGJUA NGA ËNDRRA E KEQE’ E MOTRA E SOKOL MËNGJESI KA NJË MESAZH PAS 16 DITËVE KOMA TË AVOKATIT