Qytetarë të shumtë nga Shkodra, por të ardhur edhe nga vendet e tjera duket se kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të shijuar një nga bukuritë e Shkodrës siç është Shiroka. Ata tregojnë pse kanë preferuar që këtë fundjavë ta kalojën pikërisht pranë liqenit të Shkodrës me miqtë si dhe familjarët e tyre.
Shiroka është një ndër zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror si nga qytetarët shkodran ashtu edhe nga turistë të huaj. Ajri I pastër dhe pamja piktoreske që të ofron liqeni I shkodrës janë ndër arsyet pse Shiroka preferohet nga vizitorët për të kaluar një ditë ndryshe.