Këto ishin pamjet e Shëngjinit, në këtë fundjave të fundit të muajit mars. Dielli i ngrohte me temperatura deri në 30 gradë celsius tërhoqi qytetar të shumtë drejt bregdetit.
E gjithë vija bregdetare ishte e populluar, ku nuk mungonin asa ata që po bënin plazh duke shijuar rrezet e diellit dhe provuar provuar freskinë e detit.
Shqiptaret e Kosovës vijojnë të jenë më besniket e Shëngjinit edhe në këtë periudhe pranvere, por pa lënë dhe të ardhurit nga qytete të tjera të shqipërisë.Vizitoret thonë se po shfrytëzojnë ditet e ngrohta me diell pranë bregdetit dhe do të vijojnë të qëndrojnë në Shëngjin, për sa kohë moti ti favorizoi.
Me rritjen e temperaturave një pjesë e konsiderushme e biznesve në Shëngjin janë hapur, për tju ofruar shërbimeve pushuesve numri të cilëve pritet të jetë gjithnjë në rritje.