Parkingjet mbeten sfidë dhe nevojë e madhe për qytetin e Shkodrës, ndërsa mungesa e tyre po shkakton çdo ditë e më tepër vështirësi lëvizjeje.
Drejtuesit e automjeteve detyrohen të parkojnë në rrugicat e qytetit, ndërsa kjo penalizon banorët e lagjeve. Lëvizja në rrugën Lodovik Saraçi në zonën muzeale të Shkodrës është tejet e vështirë. Gjysma e rrugës qëndron vazhdimisht e zënë nga parkimet e gabuara, ndërsa këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të automjetve përballen çdo ditë me kaosin e krijuar… E njëjtë është situata në rrugën “Qazim Rroji” pranë vendit të quajtur Ura Dervishbeg. Mungesa e hapësiravce për parkim, detyron çdo ditë drejtuesit e automjeteve të parkojnë në mënyrë të gabuar. Edhe aksionet e policisë rrurore nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi situata vijon të mbetet e pandryshuar.