Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur 36 aksidente, në të cilat lëndime më të lehta trupore kanë marrë gjithsej 30 persona, ndërsa katër janë me pasoja të lëndimeve të rënda trupore.
Policia e komunikacionit, informon për MIA-n SPB – Shkup, të premten ka kryer kontroll të 15 aksidenteve prej të cilave tetë janë me pasoja të dëmeve materiale dhe pesë janë me pasoja të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 14 persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe një motoçiklist. Të shtunën është kryer kontroll i gjithsej 15 aksidenteve, prej të cilave shtatë janë me pasoja të dëmeve materiale, tetë janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 12 persona dhe një në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një çiklist. Dje është kryer kontroll i gjithsej pesë aksidenteve, prej të cilave tre janë me pasoja të dëmeve materiale, një është me pasojë të lëndimeve trupore në të cilin lëndime më të lehta kanë marrë katër persona dhe një aksident është me pasoja të lëndimeve të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një motoçiklist. Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar 5 vozitës të cilët me automjet kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, 10 shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 11 shoferë fillestarë kanë bërë shkelje në baza të ndryshme. Janë zënë edhe 10 këmbësorë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme dhe 13 persona të cilët gjatë ngasjes së çikletës me motor, moped dhe motoçikletës nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë këtyre tri ditëve janë larguar 98 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve ashtu edhe atë motorik.