Fundjava ka rikthyer kaosin në rrugët e qytetit të Shkodrës. Dita e shtunë ka nisur me trafik të rënduar në hyrje të qytetit të shkodrës ku turistë të huaj, por edhe pushues vendas zgjedhin kryeqendrën e veriut për të kaluar ida ditë relaksi duke bërë që trafku të rëndohet ndjeshëm. Rradha e makinave nis nga zona e njohur si harku i Bërdicës dhe përfundon në lagjen Xhabiej.
Përmes pamjeve duket qartë që numri më i madh i pushuesve janë vendas, por nuk mungojnë as ato të automjete të cilat mbajnë targa europiane. Edhe këtë vit, policia rrugore është në krye të detyrës duke normalizuar trafikun duke shmangur rradhët e gjata apo edhe mundësitë për aksidenete të mundhsme.
Stina e verës është problematike për shkak të numrit të aksideneteve të cilat ndodhin si pasojë e fluksit të madh të automjeteve në rrugë, apo edhe për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugorë nga shoferë vendas dhe të huaj. Po ashtu, fluks të konsiderueshëm të makinave ka patur edhe në rrugën e Velipojës, pasi qytetarë të shumta zgjedhin të kalojnë të shtunën dhe të dilën pranë detit.