Pjesa më e madhe që presin të kalojnë pikën kufitare të Muriqanit janë shtetasit kosovarë, të cilët janë kthyer në turistë besnikë të Malit të Zi gjatë viteve të fundit,

kjo edhe për shkak të afërsive territoriale dhe bukurive natyrore që territori malazez ofron.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 2 sportele që në ditët e para të pranverës, pasi vetëm në 24 orët e fundit, rreth 7000 persona dhe 2000 automjete kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar.

Ndërkohë, paraditen e të shtunës, rradha e automjeteve ka qenë rreth 3 km. Ndikim të madh në këto lëvizje ka patur fundjava me temperatura relativisht të larta dhe të qëndrueshme e po ashtu edhe festa e Pashkëve

të cilën shumë qytetarë shkodranë por jo vetëm, kanë zgjedhur ta festojnë në shtetin fqinj të Malit të Zi duke u nisur edhe nga ofertat e shumta që agjensitë turistike bëjnë në ditë të veçanta të vitit.

Artikulli paraprakSHKODER:URIMET E KLERIKEVE DHE POLITIKES
Artikulli tjetërSHKODËR, SUKSES PREMIERA “ZONA E PRITJES”