Fundjava me diell ka bërë që qytetarë të shumtë të largohen nga zhurma dhe trafiku i qytetit duke zgjedhur që të shijojnë qetësinë dhe bukurinë e plazhit të Velipojës. Gjatë ditës së sotme plazhi i Velipojës gumëzhinte nga zhurma e fëmijëve të lumtur në këtë fundjavë ndryshe në bregdet. Nevoja për t’u  qetësuar apo dhe për të harruar sado pak dhe problemet e përditshme i ka bërë këta qytetarë të kalojnë fundjavën në Velipojë.

Plazhi i Velipojës ndodhet rreth 30 minuta larg Shkodrës ndërsa gjatë fundjavave favorizuar edhe nga kushtet e përmirësuara atmosferike qytetarët i shmangen qytetit të zhurmshëm.

Artikulli paraprakTRAFIKU I RËNDUAR NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërMBLIDHET SOT KUVENDI, DEPUTETËT KANË KËRKUAR INTERPELANCË ME KRYEMINISTRIN