ANIJA KISHTE NË BORD 43 PERSONA TË CILËT ISHIN KLANDESTINË.Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe vetëm 7 kanë arritur të shpëtohen nga fundosja e një anije me klandestinë në ngushticën e Bsoforit në Turqi.

Agjenica turke Anadoll raporton se anija kishte në bord rreth 43 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, të cilët kishin ardhur nga jashtë vendit në mënyrë ilegale.Sipas deklaratës së Prefekturës në orët e para të mëngjesit ka ardhur një telefonatë e cila ka njoftuar mbytjen e një anijeje 2.5-3 milje larg daljes veriore të ngushticës së Bosforit në Stamboll .Menjëherë pas kësaj në vendndodhje kanë mbërritur forcat e kërkim shpëtimit dhe 7 anijet e rojës bregdetare të Sigurisë së Marmarasë dhe Komandës Rajonale të ngushticës së Bosforit.Operacionet për kërkimin e trupave vijon ende. Shumë emigrantë të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme tentojnë të kalojnë, shpesh me anije të pasigurta përmes Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ngushtica e Bosforit është një prej rrugëve ujore më të ngarkuara në botë, rrugë jetike për naftën ruse dhe mallra të tjerë si dhe e vetmja dalje në oqeanet e botës nga Deti i Zi. 

Artikulli paraprakPAULIN PREKA, “NJË JETË NË SKENË”
Artikulli tjetërMERKEL KUNDËR BRITANISË SË MADHE