6 familje në fshatin Berzanë të Njesisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndertuar gjatë fushates zgjedhore të vitit 2021 është fundosur.

Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, sollen demtimin e ures në këtë zonë. Në këto kushte banoret nuk kanë asnjë mundesi kalimi dhe kërkojnë nderhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

Pas sinjalizimit nga banoret, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë mga afer situaten dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundesuar lëvizjen e banoreve. Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezultoi rrjedhes së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut. Ndërkohë në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit.Jetesa aty te ngjan si në mesjete, pasi mungon rruga, qendra shëndetësore si dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Deri pak vite më parë në fshatin, jetonin rreth 800 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jetesës zona është braktisur masivisht nga banoret.

Artikulli paraprakBECI MBËSHTET PROTESTËN: PROJEKTI I RRUGËS GATI
Artikulli tjetërKREU I BASHKISË BARDH SPAHIA REAGON PËR PROTESTËN NË LIDHJE ME RRUGËN E DUKAGJINIT