Një pjesë e bizneseve në Lezhë kanë abuzuar, duke mos afishuar çmimet gjatë kësaj periudhe festash ku është rritur konsumi.Diçka e tillë është konstatuar nga Zyra e Mbrojtjës së Konsumatorit në Bashkinë Lezhë gjatë kontrolleve të ushtruara në terren përgjatë muajit dhjetor.Monitorimet janë fokusuar së tepërmi në tregje e dyqane, teksa Inspektorët po kontrolljnë thuajse çdo produkt duke parë skadencën por edhe çmimet.

Në rast se shkeljet janë të përsëritura bizneset gjobiten, bën të ditur drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë pjesë e së cilës është dhe zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kontrollet e institucioneve që në këtë periudhë të vitit janë të shtuara, do të jenë prezente gjatë gjithë kohës me qëllim që të shmangen abuzimet dhe konsumatori të jetë i sigurtë.

Artikulli paraprakVRASËSI I BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ MBËRRIN NË RINAS, BALLA: 78 EKSTRADIME PËR VITIN 2023
Artikulli tjetërFUNDVITI, TRAFIK I RËNDUAR NË LEZHË