Pas një viti të ndarë në dy kampe, demokratet e Lezhës u bënë bashkë për festat e fundvitit.Me iniciative të kandidatit për deputet në zgjedhjet e 25-prillit të vitit 2021, Salvador Kaçaj, darkës festive ju bashkuan përfaqësues të dy kampeve brenda Partisë Demokratike, ndërsa mesazhi që u përcoll ishte bashkimi në zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023.
Pjesë e festes ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Piroli dhe figura të tjera të rëndësishme të të dy grupimeve të kësaj force politike, te cilet uruan njëri-tjetrin për të vit të mbarë dhe suksesshem, ndërsa objektivi i demokrateve është fitorja e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 2023.