Festa e fundvitit, janë pranë dhe në Shtëpinë e Fëmijës Shkollore në Shkodër, festat duket se ka trokitur në mënyre me të mirë të mundshme.

Bashkia e Shkodrës, fale bashkëpunimit me donatore private ka bëre të mundur disa dhurata për këta fëmijë, por dhurata të cilat nuk lidhen vetëm me materiale festive për gjithsecilin prej tyre, por edhe një minikabinet, me kompjuter dhe te gjitha pajisjet logjistrik të cilët do ti shërbejnë këtyre fëmijëve në të ardhmen. E pranishme ne këtë aktivitet ka qene edhe kryetarja e Bashkisë se Shkodrës, Voltana Ademi e cila vlerësoi këtë iniciative dhe këtë kontribut. Një dhuratë domethënëse që i shërben këtyre fëmijëve, në një ambient komod, që pavarësisht mungesës së prindërve, arrin të krijohet një ngrohtësi e munguar tek këta fëmijë .

Artikulli paraprakFotografitë më të mira të vitit 2015 të realizuara me dron
Artikulli tjetërREFUGJATËT, MBYTET ANIJA NË TURQI 18 VIKTIMA