RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT TË SHKODRËS, TË BLLOKUARA NGA “BLERJET”. Edhe këtë fundviti, Shkodra duket e destinuar të vuajë trafikun  kaotik që paralizon me minuta të tëra qytetin e Shkodres  .

U shpresua që  ky fundviti te ishte ndryshe per sghkak edhe te perfundimit te investimit ne hyrje te qytetit te Shkodres por nuk po ndodh keshtu.Radhë te gjata dhe pritje pa fund për ata qe duan te qarkullojne ne rruget kryesore te Shkodres  E si për çudi, megjithëse u deklarua se trafiku në Shkodër do të zgjidhej brenda një kohe të shkurtër, asgje nuk u zgjidh ne kete periudhe festash. Ndonëse është një situatë që përsëritet çdo vit, askush nuk shihet te studiojë në detaje shkakun e krijimit të gjithë ketij trafiku dhe të propozojë nje projekt konkret në Ministrinë e Transportit. Gjasat tregojnë që edhe këtë fundviti ky kaos do të jete i pandarë ne qytetin e Shkodres, ndërsa të gjitha institucionet vijojnë të flenë gjumë, pasi pasojat i vuajnë qytetarët.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/7C1deZS-QFg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNDËRRIMI I VITEVE, SHKODRANËT TRADICIONAL
Artikulli tjetërINZAGHI “LEKSION” ANCELOTTI-T, MILANI FITON